Ilustrim.

Dyshohet se tentoi të korruptojë policët, arrestohet një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë u arrestua një qytetar serb.

I dyshuari, shofer autobusi, derisa ishte duke u dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur para në to.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte thënë se paratë ishin për zyrtarët policorë.

Prokurori ka vendosur ta lirojë të dyshuarin dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti i cilësuar si “dhënie e ryshfetit” ka ndodhur më 19.05.2024 rreth orës 17:15.