Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Një burrë raporton se u dhunua nga një person, Policia thotë se të dytë dyshohet se kanë probleme psikike

Policia përmes raportit ditor ka njoftuar se një burrë ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një person.

I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike.

Rasti është regjistruar në Malishevë më 16.03.2024.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.