Ilustrim

Dyshohet se kanosi një person për të mos dëshmuar në gjykatë - arrestohet i mituri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Prishtinë nën dyshimin se kishte kanosur përmes telefonit një person tjetër.

I dyshuari përmes telefonit kishte kanos UR të dëmtuarin që të mos dëshmoj në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 16.02.2024.

Rasti u cilësua si “frikësim gjatë procedurës penale”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje në Prishtinë.