Foto: Komuna e Malishevës

Dyshohet për helmimin e mbi 30 personave në Malishevë

Mbi 30 persona dyshohet se janë infektuar nga ushqimi në Malishevë.

Kështu ka njoftuar Komuna e Malishevës përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në këtë qytet.

Ndërsa është bërë e ditur se disa nga të infektuarit janë udhëzuar për në spitalin e Prizrenit dhe Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë”- thuhet në njoftim.

Komuna ka njoftuar se sipas drejtorit për Shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është në kontroll të plotë.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe është në pritje të përgjigjeve.