COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Dyfishohen rastet e reja me COVID-19, asnjë i vdekur

Për dallim nda dita e djeshme që rezultoi me 8 të infektuar me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit ky numër është dyfishuar. Janë 16 të infektuar me SARS-Cov-2, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vdekur me coronavirus. Sipas MSh-së, nga dita e djeshme deri më sot, janë testuar 1 mijë e 424 mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, që sipas përqindjes rezulton se shkalla e prekshmërisë është 1.12 për qind nga totali.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se 10 qytetarë janë shëruar nga infeksioni.

Aktualisht në nivel vendi janë 320 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me SARS-CoV-2, 161 mijë e 99 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 984 kanë vdekur ndërsa 157 mijë e 801 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit brenda 24 orëve janë dhënë 2 mijë e 285 doza të vaksinave anti-COVID.

“Deri më sot 763 mijë e 652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një person konsiderohet i vaksinuar vetëm pas marrjes së dy dozave të vaksinave kundër COVID-19.