Ilustrim

Dy të mitur arrestohen pasi sulmuan një të mitur tjetër

Një i mitur është sulmuar dhe kanosur fizikisht nga dy të mitur tjerë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Tutje është treguar se nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”, rreth orës 16:35.

Në raportin e Policisë është thënë se të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte.