Dy të lënduar në një aksident në Malishevë

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur rreth orës 18 në fshatin Banjë të Komunës së Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë në Gjakove Nysret Xhurkaj për KALLXO.com ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. 

Gjithashtu Xhurkaj shtoi se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. 

Ai tregoi edhe dyshimet e para të aksidentit. 

“Deri te aksidenti ka ardhur pasi dyshohet se njëri nga vozitësit i cili ishte duke vozitur përgjatë aksit rrugor Malishevë-Dule dhe kur arrin në fshatin Banjë nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes së automjetit të tij dhe në një kthesë humb kontrollin dhe godet automjetin tjetër në shiritin e kundërt”, thotë Xhurkaj. 

Përveç të lënduarve sipas Xhurkaj edhe janë shkaktuar dëme materiale. 

“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale dhe janë lënduar dy persona. Të lënduarit me autoambulancë janë derguar në emergjencën e Malishevës”, shton Xhurkaj. 

Ai shton edhe se të lëndusrit më pas janë derguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. 

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili më pas sipas Xhurkajt ka autorizuar hetuesit policor të zhvillojnë hetime dhe rasti të dërgohet në procedurë të mëtutjeshme.