Aksidenti i veturës në Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Dy të lënduar në aksidentin në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime në aksidentin për të cilin KALLXO.com raportoi rreth një orë më parë.

Aksidentin, i cili ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, Policia po e trajton si vetaksident.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e rajonit të Prishtinës.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë, për KALLXO.com se informacioni është pranuar si vetaksident trafiku.

“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkaktuar edhe në një lokal skaj rrugës”, tha Borovci.

Ai shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merr veprimet e nevojshme për të hetuar shkaqet që dërguan te aksidenti.

 

Aksident në Prishtinë, vetura përfundon në butik