Ilustrim

Dy të arrestuar nën dyshimet për prostitucion

Janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se më 10 mars të këtij viti kanë kryer veprën penale mundësim ose detyrim në prostitucion.

Arrestimi i dy të dyshuarve, një grua dhe një burrë ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë.

Që të dy me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.