CoVid-19 - Të infektuar

Dy raste të reja me COVID-19 në Kamenicë

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në komunën e Kamenicës janë regjistruar edhe dy raste të reja me COVID-19.

Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në komunën e Kamenicës është 68 të identifikuar me COVID-19, 22 raste aktive dhe 46 të shëruar plotësisht.

“Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 118 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe 157 të tjera janë shëruar. Ndërsa 5 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total në 135.