Ilustrim

Dy raste të dhunës fizike të burrave ndaj grave

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy raste të dhunës fizike ndaj grave janë raportuar në 24 orët e fundit.

Në Obiliq, organet e rendit kanë arrestuar një person pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Në shtëpinë e të arrestuarit policia ka konfiskuar një armë zjarri me dy fshikë ndërsa me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Në Vushtrri, një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin por pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa viktima sipas Policisë me vetëdëshirë është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit.