Aksident në Prishtinë Foto: KALLXO.com

Dy aksidente trafiku në Prishtinë, 3 të lënduar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në më pak se një orë në kryeqytet. Si pasojë, 3 persona janë lënduar.

Dy prej tyre u lënduan në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Afrim Zhitia” rreth orës 16:30, sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

KALLXO.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.

Aksident në Prishtinë
Foto: KALLXO.com
Aksident në Prishtinë Foto: KALLXO.com

Në aksidentin tjetër, që ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” rreth orës 17:20, janë përfshirë një këmbësor dhe një makinë në lëvizje.

Tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ahmeti tha se me rastet po merret Njësiti i Trafikut.