Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dreshaj i AAK-së: Inspektorati i Shëndetësisë t'i dënojë partitë për shkelje të masave anti- COVID-19

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se partitë, por edhe individët, të cilët po i thyejnë masat anti – COVID-19 gjatë fushatës zgjedhore të ndëshkohen nga Inspektorati Shëndetësor.

“Për që ka shkelje, ka shkelje, në secilin tubim në secilin takim, madje edhe nëpër lokale ku jemi të përditshëm, ku po gjobitemi. Ka vend për Inspektoratin Shëndetësor dhe të fillojë me dënime qoftë individuale, qoftë partiake”, ka thënë Dreashaj në Debat Pernime.

Ai tha se ligji duhet të vlejë për të gjithë, ndërsa nuk ka preferuar të përgjigjet drejtpërdrejt për tubimet elektorale.

“Krejt çka është e parë me legjislacionin për parandalimin e pandemisë, të haruara nga institucionet shëndetësore, janë obligative për secilin qytetarë, pra ato sanksionohen me ligj dhe askush nuk është mbi ligjin. Nëse mbahet dasma, sanksionohet komplet objekti dhe personat që janë brenda. Sa i përket tubimeve të partive politike, ju duhet t’i drejtonani ketë pyetje te shefat e mëdha, jo te ne, se jemi profesionist merremi me ekzekutivit”, deklaroi Shemsedin Dreshaj, i cili me profesion është infektolog.

Sonte në #DebatPernime, përballë Jeta Xharrës në ciklin e debateve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit do të diskutohet për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.Pjesë e debatit të sotëm janë: Shemsedin Dreshaj nga  AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.