Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Drenas, burri rrah gruan dhe djalin

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për dhunë në familje.

Sipas forcave të rendit, një burrë ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh të policisë.