Drejtori i Shëndetësisë: Në Prizren nuk ka coronavirus
Drejtori komunal i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, ka njoftuar se në Prizren nuk ka raste të identifikuara me coronavirus.
Sipas tij, rasti i fundit i identifikuar është nga Korisha e Prizrenit, por që është izoluar me të mbërritur në Aeroportin e Prishtinës duke e dërguar në QKUK.
Sipas tij, rasti i prekur me COVID- 19, nuk ka pasur kontakte me askënd nga Komuna e Prizrenit.
“Për hir të informimit të opinionit publik, si drejtor i Shëndetësisë i Komunës së Prizrenit, ju informoj që deri në këtë moment nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19 në komunën e Prizrenit. Për dy raste e dala në media, njëra është me vendqendrim në fshatin Korishë, por ky rast është identifikuar në aeroportin “Adem Jashari”, ka rezultuar pozitiv dhe është dërguar në QKUK. Pra, rasti në fjalë tani me është izoluar dhe nuk ka patur kontakt me askënd në Komunën e Prizrenit, ka shkruar Shehu.
Së fundmi janë konfirmuar edhe dy raste të reja me coronavirus janë konfirmuar në Kosovë , duke e shtuar numrin e të prekurve në 15.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhej në njoftimin e IKSHPK.
Edhe dy të prekur me coronavirus, numri shkon në 15