Drejtorët e policive të 26 kryeqyteteve evropiane morën pjesë në konferencën e 42-të në Prishtinë

Të premten ka përfunduar konferenca e 42-të e drejtorëve të policive të 26 kryeqyteteve evropiane, të cilat u pritën nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se konferenca disaditore ka rezultuar mjaft e sukseseshme, me nënshkrimin edhe të deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse, prej dhjetë pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës.

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë së Prishtinës, ka falënderuar të gjitha vendet pjesëmarrëse për kontributin e tyre në konferencë.