Foto: KALLXO.com

Dorëhiqet zëvendësministrja e Arsimit

Edona Maloku Bërdyna ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Arsimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është për arsye subjektive dhe rrjedhimisht sipas saj, e ka pasur të pamundur të vazhdoj detyrën në këtë pozitë.

“Në Qeverinë e Kosovës kam punuar me përkushtimin maksimal personal e profesional. Jam krenare sidomos për kontributin e dhënë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, rritjen e përfshirjes së vajzave/grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e matematikës (STEM), avancimin e gjithëpërfshirjes në arsim, zhvillimin e shkencës e inovacionit dhe urëzimin e bashkëpunimeve rajonale e ndërkombëtare” – ka thënë ndër të tjera Maloku-Bërdyna.

Kujtojmë që kjo është dorëheqja e dytë e zëvëndësministrave nga MASHTI. Në nëntor të vitit të kaluar pati dhënë dorëheqje edhe zv/ministri Dukagjin Pupovci. Ai pati deklaruar se dorëheqja e tij është bërë për arsyet personale.

“Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ia kam komunikuar ministres Nagavci dhe kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale” – pati thënë Pupovci.

Dukagjin Pupovci flet për largimin e tij nga pozita e zëvendësministrit