Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Donika Gërvalla: Kemi ashpërsim të gjuhës së Serbisë dhe Rusisë në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz ka deklaruar sot gjatë ditës se ka një ashpërsim të gjuhës nga Serbia dhe Rusia në rajon.

Ministrja këto komente i dha në Komisionin për Punë të Jashtme ku është duke raportuar.

Gërvalla theksoi se agresiviteti siç e quajti ajo është vërejtur edhe në Mal të Zi përmes përpjekjes për destabilizim të vendit dhe në Bosnjë e Hercegovinës.

Ministrja tha se dialogu është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë por që nevojitet një seriozitet nga ndërmjetësuesit.

“Kemi ashpërsim të gjuhës së Serbisë dhe Rusisë në rajon. Kemi agresivitet të Serbisë me fqinjët e saj. Kosova nuk është arsyeja sepse e ka te njëjtën qasje edhe në Bosnje edhe Mal të zi, prandaj kemi qenë shumë aktiv. Dialogu është e vetmja rrugë por nevojitet një gjuhe e re nga Serbia dhe një seriozitet më të madh nga ndërmjetësuesit dhe përfshirja e SHBA do të ndihmonte ketë proces”, tha ajo.

Ministrja Gërvalla sa i përket iniciativës, “Open Ballkan” tha se është një alternativë me shumë fjalë goje sesa ka veprime konkrete dhe se asnjëherë Kosova nuk ka pasur ftese zyrtare nga Open Ballkan.

“Si Republikë e Kosovës jemi deklaruar qartë se nuk kemi nevojë për alternativa që janë më shumë fjalë goje sesa veprime konkrete. Republika e Kosovës nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare, as shkrese se çka është “Open Balkan”, ka thënë ajo.