Doli nga burgu i Hajvalisë dhe nuk i dihet vendodhja, gruaja raporton të zhdukur burrin

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se nuk e di vendodhjen e bashëshortit të saj.

Në raportin policor thuhet se, ankuesja ka raportuar se bashkëshorti i saj më datën 9 janar të këtij viti ka dalë nga burgu i Hajvalisë dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.