Dogana e Kosovës - Foto: Rtv21

Dogana e Kosovës rrit të hyrat gjatë janarit

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka rritur performancën e të të hyrave duke tejkaluar vitin 2020 me mbi 9%.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Dogana e Kosovës mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me periudhën e njëjtë me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje.

“Gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milion euro apo  9.3% më shumë.Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”, thuhet në njoftim.