Diplomon gjenerata e parë e Fakultetit të Sigurisë Publike

Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka njoftuar se sot, e premte 6 korrik, mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Në ceremoni marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marian Dema si dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë publike.