Ilustrim

Digjet një stallë e bagëtive në Hodonoc të Kamenicës, dëmi konsiderohet rreth 6 mijë euro

Një stallë e bagëtive është djegur në fshatin Hodonoc të Kamenicës dje rreth orës 03:17.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin, sipas raportit policor.

Sipas pronarit të stallës, vlera e dëmit arrin rreth 6 mijë euro.

“Ankuesi deklaron se pronën e ka pasur në shfrytëzim të një personi tjetër dhe  i njëjti nuk dyshon në askënd” – thuhet në raport.

Policia thotë se rasti i cilësuar si zjarrvënie mbetet të hetohet.

Shënim: Artikulli është edituar më 09.02.2023, në ora 12:03, duke u zëvendësuar komuna e Gjilanit me të Kamenicës, për fshatin Hodonoc. Policia e Kosovës në raportin 24-0rësh i është referuar fshatit si pjesë e komunës së Gjilanit.