Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby

Dhunë në familje, arrestohet një person në Podujevë

Në Podujevë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, më 20.04.2024.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari e ka sulmuar viktimën, shtetase e Shqipërisë, pas një mosmarrëveshje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar vepër penale “dhunë në familje”.