Ilustrim

Dhjetë të vdekur si pasojë e zjarrit në një qendër tregtare në Pakistan

Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 13 të tjerë janë lënduar nga një zjarr që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin jugor të Pakistanit, Karaçi, njoftuan zyrtarët të shtunën.

Afsar Ali, zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve në Karaçi, tha për Radion Evropa e Lirë se 50 dyqane në ndërtesë RJ Mall u dogjën nga zjarri.

“Zjarri shpërtheu në katin e gjashtë të qendrës tregtare dhe më vonë u përhap deri në katin e katërt”, tha Ali.

Transmetuesi lokal, Geo News, raportoi se zjarri u ndez të shtunën herët në mëngjes në qendrën tregtare shumëkatëshe, RJ, në qytetin më të dendur të Pakistanit.

Ekipet e zjarrfikësve i kanë shpëtuan rreth 50 njerëz, por ka ende njerëz të ngecur brenda ndërtesës, sipas televizionit.

Kryetari i Karaçit, Murtaza Wabab Siddiqui, konfirmoi në rrjetet sociale se së paku nëntë trupa të pajetë janë dërguar në spitalet lokale pas zjarrit.

“Kërkimet vazhdojnë”, shtoi ai.

Shkaktari i zjarrit nuk është bërë i ditur menjëherë.

Geo raportoi se disa njerëz të lënduar nga zjarri janë duke i shëruar në spital./REL