Laboratori i drogës në veri të Mitrovicës, më 12 shkurt 2023 Pamjet: Policia e Kosovës

Detajet e Policisë për operacionin anti-drogë ‘Shpata’ në Mitrovicë të Veriut -Pamje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona ndërsa ka zbuluar tre laboratorë të drogës sot në kuadër të operacionit policor, “Shpata” në Mitrovicën e Veriut.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se operacioni është realizuar në tre lokacione të ndryshme.

Në dy laboratore të zbuluara janë gjetur 1 mijë e 200 bimë ndërsa në laboratorin e tretë janë gjetur vetëm pajisje të sofistikuara për kulitivim të bimëve narkotike.

Policia e Kosovës tha se mbetet e përkushtuar në luftimin e aktiviteve kriminale në vend ndërsa theksoi se pas arrestimit të dy të dyshuarëve serb jane duke ndërmarrë të gjitha veprimet e tjera policore në bashkëpunim me organet e tjera të drejtësisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se bashkëpronar i njërit laboratorit të shkatërruar kishte sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar, ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllai i tij.

 

Sveçla jep detaje për aksionin anti-drogë në Mitrovicën e Veriut, ka të arrestuar