Spitali i Ferizajt, Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Detaje shtesë lidhur me vdekjen e 18 vjeçarit në vendin e punës në Ferizaj

Të hënën rreth orës 15:30 në Qendrën Emergjente në Ferizaj është dërguar një person pa shenja jete për të cilin dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Policia në raport bën të ditur se sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si ‘Vdekje e dyshimtë’.

Ferizaj, një 18-vjeçar vdes në vendin e punës