Kate Osborne

Deputetja britanike infektohet me coronavirus

Kate Osborne është deputetja e dytë britanike e infektuar me coronavirus.

Deputetja laburiste ka thënë se është testuar pozitivisht me coronavirus dhe tani është vetë izoluar në shtëpi.

Deputetja Kate Osborne  ka thënë në Twitter se ajo ishte diagnostikuar me këtë virus dhe ka nxitur të tjerët që të bashkoheshin dhe të mbështesin më të prekurit në komunitet.

Ajo tha se ishte diagnostikuar pas një periudhe të izolimit të vetvetes dhe testimit pasues.

Infektimi i saj vjen pak ditë pasi ministrja e Shëndetit dhe deputetja Nadine Dorries zbuloi se është infektuar me coronavirus.