Deputeti i LVV-së, Armend Muja, raportohet në Polici për kanosje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, po dyshohet se ka kanosur një qytetar.

Rasti pretendohet se ka ndodhur dje, më 12.06.12024, në Prishtinë.

KALLXO.com mëson se ndaj tij është hapur rast në Polici.

Muja dyshohet se ka kanosur verbalisht viktimën E.I.

Rasti është iniciuar si – kanosje, dhe është në procedurë hetimore.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga deputeti.

Ai ka qenë i paqasshëm në telefon e po ashtu nuk ka kthyer përgjigje as me shkrim.