Deponohen mbi 11 mijë euro të falsifikuara në një bankë në Kosovë

Një punëtore në njërën nga degët e bankave që funksionojnë në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e policisë pasi që gjatë kontrollimit të parave ka vërejtur se dikush ka deponuar para të falsifikuara në bankë.

Bëhet fjalë për 23 kartëmonedha të valutës 500 euro, që kap shifrën e 11 mijë e 500 eurove.

Për këto kartëmonedha po dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se është duke e hetuar rastin, i cili ka ndodhur të enjten në mesditë.