Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Dënohet shoferi, voziti në 240 km/h në zonën e 100 km/h

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar një person i cili ka drejtuar automjetin e tij me 240 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h.

Në njoftimin e Policisë është thënë se shoferi është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Tutje është thënë se Policia do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Foto: Policia e Kosovës/Facebook