Ilustrim

Demoloi shtëpinë e shkaktoi dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, mashkull kosovarë për dhunë në familje.

Sipas Policisë, ai dyshohet se nën ndikim të narkotikëve kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij, duke e fyer.

Përveç kësaj, ai dyshohet se kishte demoluar edhe gjëra të ndryshme brenda shtëpisë së tij.

Pasi ishte intervistuar, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.