Foto:BBC

Delfinët lëndojnë disa persona në plazhin e Japonisë

Katër notarë janë lënduar nga sulmet e delfinëve në një plazh në Japoninë qendrore, thonë zyrtarët, raporton BBC.

Një burrë, rreth të 60-ave, pësoi thyerje të brinjëve dhe kafshime në duar pasi një delfin e përplasi atë disa metra larg plazhit Suishohama në qytetin Mihama, prefektura Fukui, herët të dielën.

Një burrë tjetër, rreth të 40-tave, u kafshua në krah në një incident të veçantë në plazhin popullor të njëjtën mëngjes.

Dy persona të tjerë u lënduan nga gjitarët më vonë gjatë ditës.

Fukui ka regjistruar tani gjashtë sulme të tilla këtë vit, thotë policia lokale.

Janë vendosur shenja që u thonë notarëve të shmangin afrimin ose prekjen e gjitarëve.

Ndërsa delfinët zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, armiqësia ndaj notarëve nuk është e padëgjuar./BBC

Përgatiti: Arta Sopi