Flamuri i Bashkimit Europian - Foto: REL/Shutterstock

Delegacioni i Komisionit Evropian Viziton Kosovën

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë  një delegacioni nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Uwe Stamm, Shef i Njësisë, DG ECFIN , me qëllim të vlerësimit të dokumentit të Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) 2018-2020 të hartuar nga Institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme delegacioni nga KE do të mbajë takim me Ministrin e Financave Bedri Hamza.