Foto: arkiv Seanca lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq FOTO-Shyhrete Maliqi/KALLXO.com

Deklarohen rreth fajësisë të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Burim Çerkini, gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ndërkaq  Nedeljko Spasojeviq dhe Zarko Janoviq e pranuan fajësinë lidhur me armëmbajtje pa leje.

Njëri nga të akuzuarit, Rade Basara, madje tha se kishte qenë jashtë shtetit kur u bë vrasja më 16 janar 2018.

“Nuk jam fajtor se në atë moment kur është bërë vrasje kamë qenë në Kroaci”, tha ai.

Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të dyshuar Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

 

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, shtyhet seanca e planifikuar për nesër