Foto: Ilustrim

Deçanasi shpon gomat e veturës me plumba të revoles, arrestohet

Një person i dyshuar është arrestuar dje rreth orës 12:00 në Deçan për përdorim të armës.

I njëjti dyshohet se me armë zjarri i ka dëmtuar gomën e automjetit të tij.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.