COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Dalin rezultatet për 544 testime për COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 53 raste të reja me COVID-19, ndërkaq janë shëruar 56 pacientë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 544 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 53 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

Sipas KSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali Gjakovë).

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 758 raste nga 69 mijë e 652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.