Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dalin rezultatet nga 509 testime për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga  509 mostra të marra 49 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren).

Ndërsa janë shëruar 92 të tjerë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157.