Daçiq: Vuçiq brutalisht e refuzoi ‘Pikën 10’ në Shtëpinë e Bardhë

Pak pas nisjes së takimit në Uashington, mediat serbe kanë raportuar për zhvillime të mëdha, ku sipas tyre Vuçiqit i është vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës.

Raportimet se pika 10 përmban njohjen reciproke, e ka konfirmuar edhe Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq, raporton RTS.

Ministri i Punëve të jashtë të Serbisë, Ivica Dapiq ka deklaruar se Vuçiq ka hedhur poshtë pikën 10, e cila flet për njohjen reciproke.

Daçiç konfirmoi se letra me pikën 10 ishte në tryezën e negociatave.

“Kam marrë informacion nga Uashingtoni që Presidenti Vuçiç e refuzoi brutalisht këtë pikë dhe se ai ka thënë qartë se ishte e papranueshme për Serbinë, dhe se Vuçiq do të ndërmerr veprime vetëm në përputhje me Kushtetutën e Serbisë “ ka thënë Daçiq.

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisa Mali, i cili është pjesë e delegacionit serb në takimin me palën kosovare në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se palës serbe në fillim të takimit i është dorëzuar një listë e kërkesave shumica e të cilave, sipas tij, nënkuptojnë njohjen e Kosovës nga Serbia.