COVID-19 prek njësoj të rinjët dhe të moshuarit

Në fillim të pademisë filluan konkluzionet se më të rrezikuarit nga coronavirusi janë personat e moshuar, një gjë e tillë edhe duke u demantuar për shkak se kohëve të fundit përveç moshave të shtyera edhe të rinjtë po kanë vështërsi të tejkalojnë këtë infeksion, madje ka persona të cilët në moshë të re kanë përfunduar të vdekur.

Për këtë gjë sot në një konferencë foli edhe ushtruesja e detyrës së Drejtorisë në Klinikën Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj – Berisha.

“Tani më nuk kemi vetëm mosha të shtyera të cilat vijnë në forma të rënda të sëmundjes, por kemi edhe mosha të reja të cilat për fat të keq në disa raste kanë edhe përfundim fatal prandaj të vetëdijësohemi dhe të kemi kujdesë”, u shpreh ajo.

Ajo kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdesë dhe të vetëdijësohen.

Lajmet se të rinjë e tejkalojnë më lehtë infeksionin nga coronavirusi e demantojnë edhe statistikat e nxjerrura në Komunën e Prishtinës.

Sipas këtyre statistikave të publikuara ditë më parë nga kryetari, Shpend Ahmeti thonë se dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në moshën 35-44 vjeç.

Ndërsa sot në nivel vendi është shënuar numër rekord i rasteve me COVID-19

276 persona u regjistrun të infektuar nga SARS – CoV-2, ndërsa rezultuan të shëruar 153 të tjerë.

Tetë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve në Kosovë.

Rekord i ri me raste pozitive me COVID-19 në Kosovë