Ilustrim

Tetë të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 404 mostra të marra, 276  kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

IKSHP-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë vdekur tetë persona të infektuar me coronavirus duke shkuar në 185 numri i vdekjeve në vend, të cilët kanë pasur edhe  sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 7.413 mijë të infektuar.