Prishtinë: Statistikat demantojnë lajmet se të rinjtë nuk vdesin nga COVID-19

Kur filloi të shpërndahet pandemia e COVID-19 në Kosovë, filluan dyshimet se moshat e reja nuk janë të rrezikuar nga kjo pandemi, dhe tejkalimi i këtij infeksioni është më i lehtë se moshat më të shtyra.

Por, statistikat e terenit e thonë të kundërtën.

Në kryeqytet deri më tani kanë vdekur dy persona në mes moshës 35- 44 vjeç.

Nga po e njejta grupmoshë janë infektuar me coronavirus 398 persona, prej tyre 98 janë shëruar dhe 298 janë ende raste aktive.

Kjo është bërë e ditur përmes statistikave të publikuara nga kryetari i Prishtinës  Shpend Ahmeti.

Ai në një tabel ka paraqitur të dhënat e grupmoshave të cilat janë prekur nga kjo pandemi deri më tani në kryeqytet, dhe del se edhe moshat e reja janë dukshëm të rrezikuara.

Gjithashtu, nga COVID-19 deri më tani janë prekur edhe 30 fëmijë nga kryeqyteti.

Ndërsa, sot nga rezultatet e dhëna nga Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani në konferencën e mbajtur së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj bëhet e ditur se 119 raste pozitiv me COVID-19, 92 janë shëruar dhe katër të tjerë kanë vdekur.

Në total janë 5237 persona të infektuar nga coronavirusi, 2462 prej tyre janë shëruar dhe 112 kanë vdekur.

https://kallxo.com/lajm/virusi-preke-30-femije-nga-prishtina/