COVID-19 në Shqipëri, 7 humbje jete në 24 orët e fundit, më e reja 47 vjeçe

7 qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Viktimat janë një 47-vjeçare nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një 61-vjeçar nga Gjirokastra, një 63-vjeçar nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç.

647 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid 19, nga 4.139 testime të kryera.

Numrin më të lartë të infektimeve vazhdon ta ketë Tirana, pasuar nga Durrësi, Shkodra dhe qytetet  e tjera:

256 qytetarë në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Shkodër, Kamëz, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 22 në Kukës, 21 në Berat, 17 në Sarandë, 16 në Krujë, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Lezhë, Mallakastër, 8 në Pogradec, 7 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, 6 në Dibër, Gramsh, 5 në Vorë, Patos, Divjakë, Korçë, Dimal, Cërrik, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Fushë Arrëz, Himarë, Poliçan, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Mirditë, Shijak, Mat, Rroskovec, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Skrapar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në të gjithë vendin numërohen 9.499 pacientë aktivë, raporton Top Channel.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 964 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,574 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 647

Të shëruar në 24 orë 964

Të shtruar në spitale 161

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 4,139

Testime totale 1,206,855

Raste pozitive 170,778

Raste të shëruara 158,574

Raste Aktive 9,499

Humbje jete 2,705

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,235

Durrës 1006

Fier 802

Shkodër 795

Vlorë 551

Elbasan 513

Berat 383

Lezhë 364

Korçë 263

Kukës 213

Gjirokastër 211

Dibër 163