Ilustrim

Coronavirusi: Një në pesë amerikanë urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi

Një numër i shteteve amerikane kanë urdhëruar mbylljen, dhe së shpejti një në pesë amerikanë do të qëndrojnë në shtëpi.

Connecticut dhe New Jersey po i bashkohen Illinois dhe Californias në mënyrë që banorët të qëndrojnë në shtëpi për të luftuar përhapjen e coronavirusit raporton BBC.

Shteti i New Yorkut ka urdhëruar mbylljen e bizneseve jo thelbësore.

Virusi ka marr jetët e  gati 230 njerëzve në SHBA dhe ka infektuar më shumë se 18.500 njerëz.

Në përgjithësi, më shumë se 270,000 pacientë kanë rezultuar pozitiv nga sëmundja e frymëmarrjes dhe më shumë se 11,000 kanë vdekur.

Kurse në Kosovë janë konfirmuar edhe 2 raste me virusin COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar ka arritur në 24.