Coronavirusi – Kurti e Vitia mbajnë sot konferencë për media

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, do të mbajnë sot një konferencë për media.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Kryeministrit.

Konferenca është thirrur në orën 15:00, në oborr të qeverisë.

Deri më tani, numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 24.

Ministria e Shëndetësisë ka shtuar masat duke marr vendim që sot mes tjerash të mbyll edhe të gjitha parqet në Kosovë, nga ora 08:00-20:00.

Coronavirus: Mbyllen të gjitha parqet në mbarë Kosovën