Derivatet e naftës, Ilustrim: Pixabay

Çmimi tavan, shtrenjtohet nafta për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.76 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës deri në 24 orët e ardhshme.

Ndërkaq, sipas vendimit paraprak të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar i naftës ishte 1.70 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.76 euro.