Cilësia e dobët e ajrit në disa qytete të Kosovës

Prishtina, Obliqi, Gjilani janë disa nga qytetet në të cilat sot cilësia e ajrit është e dobët.

Kështu tregojnë të dhënat nga matjet e të Rrjetit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit në kuadër të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ndërsa, ajri në cilësi më të mirë sot është në Han i Elezit, Mitrovicë, Pejë e Prizren.

Ndërsa, Komuna e Drenasit sot ka cilësi mesatare të ndotjes së ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.