Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Cilësia e ajrit sot në shumicën e komunave të Kosovës është e pranueshme

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK), që bën matjen e cilësisë së ajrit, tregon se në Brezovicë, fshatin Dardhishtë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, fshatin Palaj, Pejë, Prishtinë dhe Prizren, cilësia e ajrit është e pranueshme.

Në Han të Elezit cilësia e ajrit është mesatare, ndërsa për në Drenas ende nuk ka të dhëna.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t`i lexoni duke klikuar në LINK

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.