Flamuri i Polonisë, Foto: Pixabay

Poloni, presidenti e vonon emërimin e qeverisë së re

Andrzej Duda thotë se nuk do të shkurtojë mandatin e partisë qeverisëse , pavarësisht se aleanca e Donald Tusk thotë se është gati për pushtet.

Presidenti i Polonisë nuk do të krijojë parlament të ri derisa te bëhet një muaj kur aleanca tri palëshe opozitare, të fitojë shumicën e votave gjë që mund të vonojë në krijimin e një qeverie të re deri në dhjetor.

Andrzej Duda, aleat i Partisë nacionaliste të Ligjit dhe Drejtësisë (PiS), tha të enjten, se me 13 nëntor do të thërriste mbledhjen e parë për parlamentin e ri, dhe do të shpallte nominimin e tij si kandidat për kryeministër më vonë.

Në votimin e 15 tetorit, PiS doli e para, por nuk ka rrugë të sigurtë drejtë qeverisë, ndërsa koalicioni opozitar, i udhëhequr nga Donald Tusk, i cili është ish-kryeministër dhe ish-president i Këshillit Europian, këtë javë i konfirmoi ndjekësve së tij së është gati për pushtet.

Duke folur të enjten në Bruksel, Tusk tha se do të ishte më mirë të mos vonohej procesi i emërimit të qeverisë së re, pasi Polonia duhet që të veprojë shpejt në mënyrë që t’i sigurojë fondet e BE-së, të cilat janë ndalë për shkak të shqetësimeve të rregullave të ligjit.

Tusk tha se “Po ta kuptonte presidenti realitetin se shumica e parlamentit mundet të krijojë qeverinë, unë garantoj se do të këtë pagesë të shpejtë ndaj fondeve të Polonisë”.

Sipas Kushtetutës së Polonisë, presidenti ka kohë edhe 30 ditë nga dita e zgjedhjeve, për të krijuar parlamentin e ri, të nominojë edhe 14 të tjerë për kandidaturën për kryeministër, dhe ai duhet të formojë një kabinet me vota te fshehta në parlament.

Duda foli të enjten “Mund të them se data e seancës së parë do të jetë e hënë, 13 nëntor, e cila është data më e shpejtë e mundshme duke i marrë parasysh normat kushtetuese”.

Ai shtoi se ishin vetëm dy “kandidatë seriozë” për postin e kryeministrit, presidenti aktual, Mateusz Moraëiecki dhe Tusk, duke thënë se Polonisë iu ka shtuar një “situatë e re” qe ka nevojë për reflektim të mëtutjeshëm.

Duda ka thënë më herët se ai synon ta ndjekë traditën që cili kandidat i partisë ka marëë me së shumti vota ta nominojë. PiS fitoi me 36% të votave, por aleanca opozitare është e qartë se ka 248 prej 460 vende në parlament.

Udhëheqësit e ndryshëm të opozitës, kanë sugjeruar më parë se disa figura të larta të PiS, përfshirë edhe Duda-n, Morawiecki dhe ish-kryeministren Beata Szydło, mund ta gjejnë veten përpara një gjykate shtetërore sapo të krijohet qeveria e re.

PiS gjatë kohës së saj në pushtet, ka prishur rregullat e drejtësisë në Poloni, i ka hequr të drejtat e abortit dhe ka vënë në shënjestër minoritetet me propagandë urrejtjeje, duke shkaktuar grindje me BE-në për çështje që fillojnë prej pavarësisë se gjyqit deri te drejtat e LGBTQ+./ The Guardian