Bordi i Drejtorëve të AKP-së

Bordi i AKP-së miraton transaksionet e SHAL 51

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mbajtur mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u miratua lista e aseteve të SHAL 53 si dhe u miratua transaksionet e SHAL 51 e cila u mbajt me 23 tetor 2019.

Në njoftim të AKP-së, bëhet e ditur se bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për qiradhënie të aseteve, ndërkaq me propozim te menaxhmentit gjithashtu miratoi futjen e NSH Sharrprodhimit ne Administrim Direkt.

Më tej thuhet se gjithashtu bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet rekomanduese dhe përfundimtare të Njësisë së Negocimit Direkt.