Rreth 70 prona në Prishtinë dhe qytete tjera AKP po i lëshon me qira, me këtë datë skadon afati për të aplikuar

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka shpallur thirrjen për të gjithë të interesuarit për të marrë prona me qira.

APK ka njoftuar se janë 68 prona të cilat janë të gatshme për t`i lëshuar me qira në disa qytete të Kosovës.

Afati për shprehjen e interesimit për marrjen me qira të këtyre pronave është data 31 janar 2022.

Në Prishtinë janë 20 prona; në Pejë 19; në Mitrovicë 3; në Prizren 18 dhe në Gjilan 8.

Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet në pesë zyrat rajonale të qyteteve të laretëpërmendura.

Për të parë saktë pronat mund të klikoni KËTU.